Shtohet misteri i kafes me Metën, Gramoz Ruçi bën veprimin e papritur, tregon se…ja ç’ka ndodhur mes tyre

Çfarë po ndodh mes presidentit Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit? Kjo është pikëpyetja e ngritur prej ditës së djeshme në media dhe në rrjetet sociale, pas një kafe mes të dyve të konsumuar në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Ishte vetë presidenti që mëngjesin e sotëm dha detaje nga takimi, ku tha se mes tyre ishte folur për grupet parlamentare të viteve 91, 96 që ishin më të mira sesa Kuvendi aktual që kemi sot.

Vetë kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk ka reaguar lidhur me takimin, ndërsa një fanpage e tij në rrjetet sociale ka bërë një postim tejet interesant, teksa thotë se presidenti kërkon që të përçajë socialistët.

‘’Deklaroj se nuk ka patur asnjë kafe dje mes meje dhe Ilir Metës. E gjitha është një lojë e presidentit për të tollovitur socialistët”, shkruhet në postimin e faqes që mban emrin e kryeparlamentarit.