Shtypi 17-vjeçarin, Shkëlzen Berisha tallet me gazetaren: Fajin e ka Saliu

Vijon të komentohet aksi.denti i gazetares Mira Kazhani.

Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha është bërë pjesë e replikave të ndërsjellta midis babit të tij dhe gazetares Mira Kazhani.

Në një status në rrjetet sociale djali  i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha shkruan me ironi :

Pasi shtypi nje 17-vjeçar, përgjigja epike e Mira Kazhanit ishte: Fajin e ka Saliu”

Kjo e fundit përpara disa ditësh aksidentoi me makinën e saj në autostradën Tiranë –Durrës, 17-vjeçarin Nertil Pëllumbi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Berisha hodhi akuza të forta për aksidentin në fjalë duke thënë se identiteti i 17-vjeçarit u mbajt i fshehur për një javë nga familjarët, të cilët nuk dinin asgjë për fatin e tij.

Deklaratës së Berishës gazetarja ju përgjigj duke thënë se:

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin. Dhe sot ka një shpjegim, policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin”.