Shumë u fol, por pak u tha/ Reagon ur.gjent Policia, nxjerr të vërtetën e kr.imit në Kavajë, asgjë nuk është siç dukej…

Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me vr.asjen që ndodhi pak pas mesnate në Kavajë, ku efektivi Bledar Toçi që.lloi për vd.ekje Dritan Haxhollin. Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie dhe Toçi ka qëlluar mbi viktimën në kushtet e vetëmbrojtjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.