Si do jetë kjo fillimjavë? Ja parashikimi i meteorologëve

Moti i keq nga Italia duket se ka mbërritur dhe në Shqipëri dhe vendi hyn zyrtarisht në dimër.

Shtjella ciklonike e poziconuar në gadishullin Apenin po afrohet gradualisht drejt Ballkanit perëndimor duke ndryshuar kushtet atmosferike në vendin tonë dhe Kosovë.

Dita e martë, 30 tetor i gjithë vendi do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë i cili do të shkaktojë rreshje shiu intensive dhe shkarkesa elektrike në Ultësirën Perëndimore . Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 lartësi vale 2,0 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/21°C
Zonat e ulëta 17/26°C
Zonat bregdetare 19/25°C