Si të shndërrosh gruan në dashnore dhe të mos ju shkoj mendja për tradhti

Nga Zhaklina Lektari- Tabu.al

*ky post është vetëm për ata çifte që janë bashkë prej një kohe të gjatë.

Nëse bashkëshortët i zgjedhim si njerëzit më të përshtatshëm, dash.norët i zgjedhim për të jetuar një dashuri të vërtetë, të apasionuar dhe të thellë. 

Mendoj që deri diku është e vërtete. Në fakt kam folur dhe flas shpesh për tradhtinë. Të gjithë e kemi provuar, mosbesnikërinë, flirt, apo tradhti. E bëjmë sepse duam të jetojmë një histori dashurie, sepse kërkojmë kënaqësinë, sepse ashtu mbajmë më mirë në ekuilibër marrëdhënien që kemi e shumë arsye të tjera.  Arsyet janë nga më të ndryshmet, megjithatë sido që të jetë zgjidhja më e mirë, unë sugjeroj, që të tentojmë çdo gjë me personin që kemi në krah dhe më pas të dorëzohemi.

Keni menduar ndonjëherë që mund të shndërroheni në çift klandestin ?

Nuk po them që të bëni sikur jeni të ndarë, por të bëni sikur jeni dashnorë. Mund të funksionojë. Bashkëpunim, ikje, trasgresion.

Jeni dakord ? Provoni ta integroni në martesën tuaj. E di, kredia, puna, shtëpia, fëmijët, shkolla, pazari, takimi më prindër, vjehrri, vjehrra, takimi me miqt.  Prandaj nëse doni të shtoni pak humor dhe ironi në jetën tuaj për  të përballuar përditshmërinë, shndërroni takimet me bashkëshortët në takime me dashnorët.

Nuk keni patur kurrë dashnor/ dashnore ? Ska problem ja u shpjegoj unë si funksionon; një dashnor/e jashtë krevatit bashkëshortor është si një dashuri gjimnazi, dhe trajtohet në të njëjtën mënyrë, më të njëjtin dedikim dhe kërshëri. Pra, me pak fjalë, çdo gjë që nuk ja lejoni vetes me partnerin sepse ju duket fëminore dhe budallaqe, me një dashnor/e është e lejueshme. Pikërisht sepse është e lehtë dhe fëminore.

Tani do thoni ju: nëse i flas gruas si fëmijë do më fusë një takë në sy dhe ndoshta nuk ka as faj. Sepse nuk kalohet nga një partner i pavëmendshëm në një dashnor pasionant vetëm me dy fjali.

Duhet të respektoni fazat dhe ta merrni me qetësi.

Largimi

Filloni me largimin, ikjen, që është padyshim objektivi më i arritshëm. Duhet vetëm të largoheni nga hallet tuaja të përditshme. Kalojani fëmijës/gjyshes/dados/komshies/motrës/hallës/tezes dhe ikni.  Bëjeni shpesh këtë gjë  sepse dashnorët, dihet, takohen shpesh. Nëse ju pëlqen atëherë praktikojeni dhe gjatë orarit të drekës. Pse mos bësh se.ks në drekë ? A ka diçka më eksituese se një e shpejtë te muri ? Patjetër duhet të gjeni një vend, të koordinoni kohën, të gënjeni në zyrë, të keni kujdes mos ju kap ndonjë dhimbje shpine e kshu me rradhë. Por, këto janë të gjitha sakrifica të cilat realizohen për një dashnor.  Apo jo ? Mendojeni. Megjithatë pauza e drekës mund të revolucionojë jetën tuaj sek.suale, duke ju trasformuar nga plënca në një çift aktiv dhe të lumtur.

Trasgresioni ( si thuhet në shqip ?)

Pastaj kaloni në fazën tjetër. Një nga arsyet e tradhtisë është padyshim trasgresioni. Për burrat zakonisht kjo ka lidhje me anën fizike, ndërsa për gratë më shumë mendore dhe emocionale. Gjithsesi flasim po për trasgresion. Dy faktorët kryesorë që na çojnë drejt trasgresionit janë rregullat dhe sekreti. Pra, një rregull që thyejmë dhe sekreti për të ruajtur ngjarjen. Këto janë pra dy faktorët që duhet të replikoni në jetën tuaj bashkëshortore, thyerja e rregullave dhe sekreti.

Shembull: Gjatë një dreke familjare mund t’i dërgoni burrit tuaj një foto eksplicite ku i thoni që nuk keni veshur të brëndshme dhe i lini takim në tualet. Nëse përmasat e shtëpisë e lejojnë një gjë të tillë.

Përfshini partnerët tuaj në lojëra erotike. Burrat vizualizojnë mirë dhe lehtë: nëse doni të tërhiqni vemëndjen e tyre miklojini me stimuj vizualë. Mënyra më e shpejtë për t’u transfomuar në një grua tjetër është e lehtë: një paruke, një veshje më sexy, nje mendësi më e hapur. Megjithatë rolet që mund të luani janë të pafundme. Gratë nga ana tjetër që janë me emocionale dhe intelektuale: kanë nevojë për pak strukturë, një histori, ose një skenar filmash për adultë. Përdorni fantazinë.

Bashkëpunim

Kështu që më në fund do të arrijë bashkëpunimi i shumëpritur. Një pauzë e vogël, një shikim  kuptues, midis një pafundësi përgjegjësishë dhe kërkesash. Ky është bashkëpunimi. Një buzeqëshje idiote në ftyrat e të dyve. Vetëm që do të duhet që kjo buzëqeshje të vendoset aty shumë shpesh, akoma më mirë përditë. Nëse kjo mënyrë funksionon atëherë mund të bëni batuta më budallaqe pa u menduar shumë. Sepse nga një bashkëpunëtor presim dhe batuta të tilla, të pamenduara. E kur do bësh një pordhë si një adoleshent, ajo do të qeshë si një moshatare. Ose dhe jo.

Si përfundim, çfarë na dhuron dashnori/orja ? Kohë dhe kohë. Kohë e marrë nga dikush tjetër. Pra, kohë e çmuar dhe mëkatare. Prandaj bëni të njëjtën gjë. Dhuroni vemendje dhe kohë. Do të zbuloni që vendi më i rehatshëm dhe nga lodhja e përditshme është pikërisht partneri juaj zyrtar.