Sinjalet që ju jep trupi për të hequr dorë nga gluteni, nëse keni një nga këto shenja, merrni masa

Është shumë e rëndësishme të dini të kujdeseni për  veten dhe të dashurit tuaj, ndërsa gatuani.

Por ka disa gjera që organizmi juaj nuk I toleron dhe ju duhet ti bindeni.

Nëse keni një nga këto shqetësime, atëherë duhet të hiqni dorë nga gluteni, ose të paktën të ulni dozën.

Ja cilat janë ato:

Shqetësime të tretjes

Kjo është një nga simptomat më evidente. Mund të manifestohet në formën e gazrave në zorrë, kapsllëkut, diarresë dhe jo gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Lëkurë ‘pule’ në bërryla

Emri shkencor i lëkurës së ‘pulës’, me gungëza të vogla quhet cheratosi pilare. Nëse ju ndodh shpesh është mirë të eliminoni glutenin nga dieta juaj. Këtë problem e shkakton mungesa e vitaminës A dhe që derivon nga sinteza joefikase e elementeve ushqyese.

Lodhje

Është normale të ndjeni pak lodhje pasi keni ngrënë. Por nuk është e njëjta gjë kur vakt pas vakti, ndjesia e lodhjes shtohet dhe bëhet më intensive. Vëzhgoni veten nëse kjo ju ndodh pasi të keni konsumuar ushqime që përmbajnë gluten.

Marrje mendsh ose dhimbje koke

Problemet neurologjike janë shumë të zakonshme te personat me çeliaki ose personat intolerantë ndaj glutenit. Kjo ndodh sepse gjaku që vjen në tru nuk vjen ashtu siç duhet të vijë. Reaksioni në këtë simptomë nuk është i menjëhershëm si në rastin më lart, por duhet t’i kushtoni vëmendje për të kuptuar nëse ka një lidhje mes glutenit dhe dhimbjes së kokës.

E vetmja mënyrë është të eliminioni glutenin dhe të gjitha ushqimet e përpunuara që e përmbajnë atë për të verifikuar nëse do të ndiheni më mirë.

Komplikacione hormonale

Problemet homonale më të zakonta që prodhohen për shkak të intolerancës ndaj glutenit janë:

-Sindrom premenstrual shumë intensiv

-Vezore policistike

-Infertilitet pa shkak