Skandal i madh në Superligë! Rri.hen keqazi tre futbollistë

Tjetër skandal në superligë.

Klubi i Skënderbeu ka denoncuar një rast dh.une në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku pritet të startojë në orën 14:00 sfida mes Kastriotit dhe skuadrës korçare.

Në faqen zyrtare në Facebook, klubi korçar ka njoftuar se është ushtruar dh.unë ndaj 3 prej lojtarëve të Skënderbeut, nga persona të paautorizuar, që kishin hyrë në ambientet e stadiumit.

Pre e dhu.nës kanë rënë Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç, me këtë të fundit që grumbullohet për herë të parë me skuadrën korçare, ndërsa klubi korçar denoncon edhe mungesën e forcave të rendit në ambientet e stadiumit.

Dhu.na ndaj korçarëve raportohet se është ushtruar në momentin që këta të fundit po zbrisnin nga autobusi, për t’u futur në stadium.

Gjithashtu se drejtuesit e klubit korçar kanë kërkuar që ndeshja të mos luhet sot, pasi nuk janë kushtet ideale për të luajtur këtë sfidë. Vetëm para pak minutash korçarët janë futur në dhomën e zhveshjes, por nuk dihet ende vendimi i marrë.