Skandali/ Atletja nga Kenia zbulon prapaskenat e Maratonës dhe lali Erit (Video)

Ajo çka nuk mësuam nga maratona e këtij viti, e tregon kjo video e mëposhtme.

Qytetarët për Parkun, në rrjetet sociale kanë shpërndarë një video, në të cilën tregohen sipas tyre sjellje raciste.

Në ndarjen e ceremonisë së çmimeve, një sportisteje nga Kenia i është hequr çmimi i parë për të cilin ajo pretendon se është fituesja.

Vajza ka kërkuar çmimin e parë dhe në momentet e ceremonisë, ajo është larguar në shenjë proteste teksa flet dhe kryebashkiaku Veliaj.

Në këtë garë, bëhej fjalë për çmimin e parë, të cilin e rrëmbeu atletja shqiptare Luiza Gega, çmim të cilin atletja nga Kenia, Abel Kibet Rop pretendon se e meritonte.

Shikoni videon me momentin e sikletshëm kur dhe moderatori i kërkon të diskutojnë më pas për çmimin.
Rracizem ne Maratonen e Tiranes! Sportistja nga Kenia pretendon se ka fituar cmimin e pare, Bashkia ja heq cmimin dhe e vendos ne vend te dyte. Sportistja nga Kenia ne shenje proteste largohet nga podiumi kur flet Erion Veliaj.

Shikoni videon ketu