S’ndalet PS, do me çdo kusht Shkodrën, go.det në shenjë me lëvizjen e fundit….

Partia Socialiste po përshpejton procedurat institucionale për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Shkodrës.

Bëhet e ditur se Valdrin Pjetri ka dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qendror të Zgjedhje, institucion ky që do të hapë procedurat e kryebashkiakut të ri.

Deputetit Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale, përgëzon zgjedhjen e këshilltarëve të rinj dhe shkruante se për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri “institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.”

“Asnjë nuk ka dalë jashtë sepse do të shmangë përplasjen. Procedurat do të vijojnë sipas Kodit tëri zgjedhor.”- u shpreh më tej Balla.

Postimi i plotë

Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji është i barabarte për te gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.

Asnjë nuk ka dalë jashtë sepse do të shmangë përplasjen. Procedurat do të vijojnë sipas Kodit tëri zgjedhor.