Sot i japin lamtumirën e fundit Fadil Hasës, miqtë dhe të afërmit duke qarë prekin gjithë shqiptarët

Artistë nga i gjithë vendi i japin sot lamtumiren e fundit artistit të ndjerë Fadil Hasa i cili nje dite me pare u nda nga jeta pasi humbi betejen me semundjen e rende nga e cila vuante.

Njerëz të artit dhe kulturës, përfaqësues të institucioneve, miq e të afërm, gjithë grupi i artistëve të Durrësit e Shkodrës, etj., të prekur nga ndarja nga jeta e artistit të merituar, marrin pjesë në homazhet e një prej aktorëve të humorit, që bëri të qeshë me vite me radhë breza të tërë shqiptarësh. Ne homazhe ka marre pjese edhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.