Stuhi e fortë në jug të vendit, pa.nik dhe dëme të shumta. Ja si paraqitet gjendja

Nje stuhi e forte ka perfshire mbreme jugun e vendit duke shkaktuar deme te shumta, por per fat te mire vetem materiale.

Si rezultat i shiut të shoqëruar me erëra të fuqishme rreth orës 00.30, në Përmet është dëmtuar pasarela në një gjatësi rreth 60 m duke shkatërruar shtresën prej druri të pasareles si dhe dëmtimin e tubacionit të ujit të pijshëm të fshatit Kaludh. Pasarela lidh fshatin e Ri me fshatin e vjetër të Kaludhit. Aktualisht është e pa kalueshme për njerëzit dhe kafshët.70dc4d47-3102-4bcd-9e4e-ab9babe48cb6

Për ngjarjen, janë njoftuar autoritetet e Bashkisë të cilët do marrin masat për rivendosjen e gjendjes.

Ne bashkine Tepelene mungon energjia elektrike dhe Kurvelesh.

Ne bashkine Memaliaj mungon energjia elektrike ne Njesine Administrative, Lopes, Qesarat, Luftinje, Buz,Krahes.

Ne bashkine Dropull po punojne per hapjen e rrugeve nga pemet e rrezuar.

Deme janë regjistruar edhe ne vreshtari.

Ne disa fshatra mungon energjia elektrike. Ne bashkine e Libohoves pati rrezime  te pemëve por rruget jane te kalueshme.