Super lajm! KF Vllaznia rinovon kontratat me dy futbollistët e rëndësishëm të ekipit

KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratat edhe me dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit, kapitenin Gilman Lika dhe mbrojtësin Renato Malota.

Këto dy sportistë konsiderohen si elementë të rëndësishëm edhe për sezonin e ri ndërkohë që pas këtyre dy zyrtarizimeve, në ditët në vijim do të vijnë edhe firma të tjera në kontratë me lojtarë të tjerë.

KF Vllaznia gjithashtu bën të ditur se stërvitja do të nisë brenda pak ditësh për të filluar në këtë mënyrë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.