Suprizon astrologja Meri Shehu për horoskopin e muajit nëntor: Një muaj shumë…

Si pritet të jetë parashikimi i yjeve për shenjat për muajin Nëntor? Çfarë pritet të ndodh këtë muaj? Si është i vendosur pozicioni i planeteve, cilat janë shenjat më shumë të favorizuara. Po ato më pak? Për të folur për parashikimin e yjeve ka qenë e ftuar në emisioni “Rudina” astrologia Meri Shehu.

“Fillon që sot një muaj shumë i rëndësishëm, në planetin ekonomik dhe erotik, Afërdita futet në planetin e Shigjetarit. Kjo i jep një optimizëm, i jep një hov. Përveç faktit, që Afërdita na jep këtë optimizëm, mërkuri, planeti i komunikimit, që është në akrep kthehet i kundërt dhe do rrijë i kundërt deri në datën 18”, shpjegon në mënyrë të përgjithshme Meri Shehu për këtë muaj.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara:

12. Demi – Demët do jenë në një frymë antagoniste. Për këtë arsye, do ndiheni pak më të lodhur, krahasuar me muajt e kaluar. Në dashuri duhet të keni kujdes me marrëdhëniet që kanë pasur, sepse mund të keni krisje dhe keqkuptime. Por mund t’ju jepet dhe shansi për t’i rregulluar dhe marrëdhëniet, por nuk duhet të nisni një marrëdhënie të re, të paktën deri në datën 18 Nëntor. Tek paratë do jeni me fat gjatë këtij muaji.

11. Shigjetari – Nuk jeni në pozicion delikat sepse fundi i muajit do buzëqeshi për ju. Do keni shanse të mira erotike, ekonomike dhe bashkëpunime të mëdha. Keni probleme me veten, probleme psikologjike dhe çështje ligjore që mund të komplikohen. Për sa i përket shëndetit do përballeni me disa probleme kronike dhe psikologjike, por në dashuri do e keni zemrën plot.

10. Bricjapi – Duket sikur jeni në pozicion të vështirë, por do rregulloni marrëdhëniet me miqtë duke sjellë një hov më të madh dhe gëzim në jetën tuaj. Problem paraqesin lidhjet e jashtëligjshme, në lidhje me punën dhe fushën personale duke krijuar probleme. Për sa i përket shëndetit, gjithçka do shkojë shumë mirë. Dashuria do jetë pasionante dhe do shijoni një muaj shumë të këndshëm.

9. Binjakët – Do përfitoni para nga partneritetet dhe marrëveshjet shumë të mira. Duhet të keni kujdes me debatet dhe keqkuptimet në punë. Për ata që janë beqarë, dashuria shkon drejt lidhjeve serioze, fejesa dhe martesa. Shëndeti do jetë shumë i mirë.

8. Dashi – Nuk paraqiten probleme me shëndetin. Ky do jetë muaji, ku ju do rregulloni problemet tuaja ekonomike. Në dashuri do jeni flirtues dhe do keni të gjitha shanset për të qenë optimistë.

7. Gaforrja – Do keni një muaj pasionant, por do keni dhe keqkuptime dhe probleme me persona nga lidhjet tuaja të mëparshme. Do shpërbleheni mirë për punën tuaj dhe madje mund të kërkoni dhe rritje rroge. Për ata që nuk kanë punë, kjo është periudha ku duhet të intesifikoni përpjekjet dhe kërkimet tuaja.

6. Luani – Ky muaj fillon mjaft i fuqishëm për ju, në jetën personale. Do keni avantazhe për të udhëtuar, për të bërë njohje të reja dhe për të bërë gjërat që doni. Në fushën e karrierës do të keni një lajm të mirë në mes të muajit. Nuk do keni probleme shëndetësore.

5. Ujori – Do keni kundërshtime të forta dhe këto nuk do iu lenë të stabilizoheni ashtu siç doni. Por do arrini një pozicion të mirë, në mes të muajit do të keni edhe ngritje në karrierë. Në dashuri jeni në një fazë të mirë sepse një person që e keni njohur në një rreth miqësor, mund të bëhet pjesë e jetës tuaj personale.

4. Peshorja – Jeni në një pozicion të mirë dhe do keni arritje, fitime, por do keni disa probleme të vogla, në dy javët e para të Nëntorit. Shmangni iniciativat, marrjen e kredive për më vonë.

3. Akrepi – Ky është muaji juaj, por nuk do mungojë dhe konfuziteti. Do kenë disa keqkuptime në lidhje me marrëdhëniet. Shëndeti paraqitet shumë i mirë dhe duhet të kufizoni investimet.

2. Virgjëresha – Kjo është periudha e qetësisë për ju. Nuk do mungojnë xhelozitë e vogla, por mos u shqetësoni. Do keni udhëtime, lajme të mira, kontakte me jashtë. Do stabilizoni marrëdhëniet familjare. Shëndeti do përmirësohet dhe jeni në një periudhë rikuperimi.

1. Peshqit – Do jetë një muaj shumë i mirë. Ekonomia do rritet si rrjedhojë e ndihmës nga jashtë, kreditimet e ndryshme, por edhe investime të ndryshme. Do rikuperoni boshllëqet ekonomike. Dashuria vjen nga larg dhe njohjet më të mira do ju vijnë nga dikush, që është jashtë dhe marrëdhëniet mund të bëhen serioze, duke shkuar drejt fejesës dhe martesës