Surpriza e ‘Këngës Magjike’/ Besa ikën nga festivali, Ardit Gjebrea i shkruan publikisht: Kthehu, këtë radhë këndojmë për të ndërtuar

Moderatori i njohur i skenës shqiptare dhe producenti Ardit Gjebrea ka shfrytëzuar mesazhin për tërheqjen nga konkurimi i këngëtares Besa Kokëdhima nga ‘’Kënga Magjike 2019’’ për të marrë iniciativën ‘’Këndojmë për të ndërtuar’’.

Këngëtarja e njohur paralajmëroi se për shkak të zisë që ka mbuluar vendin si pasojë e tërmetit të fuqishëm që u mori jetën 50 vetave do të tërhiqej nga gara në respekt të viktimave të 26 nëntorit.

Gjebrea i ka kthyer përgjigje në rrjetin social ‘Instagram’ duke bërë njëkohësiht me dije se ky edicion do t’i kushtohet të gjithë viktimave dhe familjeve të prekura nga tërmeti duke çelur nismën ‘’Këndojmë për të ndërtuar’’ të ardhurat e së cilës do të shkojnë për këto familje.

Dhe për këtë gjë, ai kërkon pjesëmarrjen e këngëtares së suksseshme.

Mesazhet e Besës dhe Arditi Gjebreas:

Besa: Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!

Ardit Gjebrea: Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin #kendojpertendertuar dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në @edielashqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por #tegjithebashkemundemi Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!