Surpriza vjen nga Italia, Ikardi ka gjetur akordin me Juven. “Zonja” i ofron Interit një shkëmbim

Lënia jashtë grumbullimit për në Kinë e Mauro Ikardit, tregon më së miri se argjentinasi nuk është më në planet e Interit.

mauro ikardi inter

Kështu që ai duhet të gjejë një destinacion tjetër në karrierë dhe duket se e ka gjetur shumë shpejt. Thuajse të gjitha mediat italiane bëjnë me dije se Ikardi ka gjetur akordin total me Juventusin, dhe tashmë pritet që Interi e “Zonja” të ulen dhe të bisedojnë kushtet e transferimit.

Tratativat mes dy rivalëve do te jenë të ashpra me Juventusin që e ka situatën në dorë, pasi Interi është i detyruar ta shesë argjentinasin duke mos dashur t’i ngelet në “derë”.

Siç raporton “Sport Mediaset”, skuadra bardhezi është gati t’i ofrojë një shkëmbim kokë më kokë me Moise Ken. Interit nuk i pëlqen kjo ofertë dhe do të fusë në arkat e saj një shumë parash të caktuar parash.

kean

Ikardi e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Juven për një kontratë 5-vjeçare me 8 milionë euro në sezon dhe duket se klubi i Torinos ka gati një tjetër afrim të madh, pas asaj të De Ligt.

Tashmë pritet të shihet me interes se çfarë do të ndodhë me sulmuesin argjentinas, i cili para një viti shihej si “emblema” e Interit.