“Tani keni vetëm 2 rrugë”/ Zbardhet e vërteta e qeseve me ndihma në Ministrin e Brendshme, shp.ërthen Lleshaj: U morën sepse…

Ndërsa pak orë më parë doli video ku shiheshin disa qese me ndihma për banorët në Ministrinë e Brendshme, ka ardhur dhe reagimi i Sandër Lleshajt.

“Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gndjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.

Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.” shkruan Lleshaj në një postim në facebook ndërsa shton se ato qese janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.

“O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.

Për këtë turp, tani keni dy rrugë:

Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.

Zgjidhni…..” përfundon Lleshaj.