“Të bëjnë lekët gati”, zbardhen përgjimet: Si vajza nga Shkodra shkoi në SHBA ndërsa i fejuari në Kanada duke…

Me qindra shqiptarë kanë paguar deri në 30 mijë dollarë për të emigruar në SHBA dhe deri në 10 mijë paund për të shkuar në Angli në mënyrë ilegale. Grupi i kapur së fundmi nga policia, e kryente këtë me ndihmën e disa bullgarëve.

Duke falsifikuar dokumentet, shqiptarët maskoheshin si shtetas bullgarë për të shkuar në destinacionin e dëshiruar. Por, grupi përveç shqiptarëve kishte klientë dhe shtetas të huaj nga Kina apo Lindja e Mesme.

Në pranga si pjesë e grupit kanë përfunduar 32 persona, ku përvecc Anglisë dhe SHBS, dërgonin klandestinë dhe në Kanada.

Përveçse nga Shqipëria nisja bëhej dhe nga vende të tjera si Greqia, Franca, Norvegji dhe Mali i Zi.

Në një nga rastet e përgjuara nga Prokuroria, Albert Xhelili ka bashkëpunuar me shtetasin Florjan Hyseni.

Në bisedën mes tyre, më 15 shkurt të vitit të kaluar Hyseni vjen në Tiranë dhe i kërkon ndihmë Albertit për t’i përgatitur një pasaportë të falsifikuar, me emër të një shtetasi italian C.A dhe me fotografi të një vajze nga Shkodra, e cila donte të shkonte në SHBA.

Dorëimi i pasaportës bëhet dy ditë më vonë më 17 shkurt nga Xhelili dhe pasi ka marrë dokumentet Hyseni është nisur direkt për në Shkodër.

Gjatë rrugës policia ka ndaluar autobusin, duke kryer një kontroll të këtij shtetasi dhe ka rezultuar se në xhep kishte pasaportën e falsifikuar.

Pas kontrollit, ai është lënë i lirë së bashku me pasaportën dhe dokumentet e falsifikuara, të cilat i mbante në xhep në mënyrë që hetimet të vijonin më tej për zbulimin e të gjithë grupit.

Vajza nga Shkodra me këtë pasaportë ka shkuar në SHBA, ndërsa i fejuari i saj me të njëjtin mekanizëm ka shkuar në Kanada.

…279: E mirë, po, o ta bëj ose ka mënyra për të ikur dhe andej, o të bëhet këto ditë shpejt. Kam njerëz që kanë ikur si puna e Bertit dhe… kam gjetur njërin që çon andej unë dhe iki. Keri: Ku, që çon n’Angli, andeja?
…279: E. Keri: Po m’thoj mua se kam una nja katër a pes veta bullgarë. …279: Po mirë t’bëjnë lekët gati ata e ti çoj. Keri: Po mir, n’rregull, m’thoj mua ti sa lek duan ata edhe… …279: Për ata, dymbëdhjet.
Keri: ë? …279: Po ja, të flasim, të them unë.