‘Të financon i dashuri apo merr kredi’, ja si i përgjigjet këngëtarja Arian Canit

Sapo ka dalë në skenë dhe sigurisht që kureshtja është shumë e madhe se si ia ka arritur të bëjë videoklipin e parë një këngëtare e re.

Dy këngëtarët Kastro Zizo dhe bashkëpunëtorja e tij e re Suela, mbrëmë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.
Dyshja ishin në studio për të promovuar klipin e tyre të ri me titull “Ajo”, ku Kastro ka shfaqur anën e tij të ndjeshme dhe të panjohur më parë për publikun.

Suela është një këngëtare e re dhe punon në financë. Gjatë intervistës Çani e pyeti Suelën se ku i ka gjetur paratë për të bërë këngën pasi siç dihet një videoklip kushton shumë.

“Ke një trashëgimi të madhe nga gjyshja e babai, ke një të dashur që të financon, apo ke marrë një kredi në bankë?”- e pyeti Çani këngëtaren.

“Jo, me kursimet e mia kam arritur që të bëjë këtë gjë dhe të financoj për ëndrrën time,”- u përgjigj Suela.