Të frikësuar deri në palcë nga Vettingu, gjyqtarët e Shkodrës nisin manovrat

Muaji shkurt pritet te nise i ethshem per nje pjese te gjyqtareve te Shkodres te cilet pritet te dalin perpara komisionit te pavarur te kualifikimit qe ti nenshtrohen vettingut. KPK do te hedhe shortin per datat kur do te dalin perpara kesaj trupe kryetari i gjykates se Apelit Fuat Vjerdha dhe disa prej gjyqtareve te shkalles se pare dhe asaj te dyte te sistemit te drejtesise. Por fati qe pati ish kryetari i gjykates se shkalles se pare Arben Zefi, i skualifikuar per shkak se nuk justifikoi pasurine dhe pati probleme me pastertine e figures, i ka trembur jo pak koleget e tij qe la pas.

Burime per Shkodranews kane bere me dije se shume prej tyre kane nisur konsultimet me avokatet perkates dhe eksperte te sistemit te drejtesise dhe jane gati te dorezojne doreheqjet per te dale nga radhet e drejtesise. Por strategjia e tyre shkon pertej, ku nje pjese permes hileve te mesuara nga sistemi tentojne te kalojne ne rolin e avokatit.

Se sa do t’ia arrijne t’ia hedhin kaq paqte duhet pare pasi komisioni ka nisur shqyrtimet e para te dosjeve dhe mund te mos pranoje doreheqjen sic beri me Zefin. Kjo do te ishte ç’jerrja e vertete e maskes se tyre qe prej vitesh kane mbajtur me dosje te nxehta qe i kane mbyllur me nje te rene çekiqit, pa pyetur per demin qe lene pas. Kontaktet e tyre ne keto dite pa frike mund te cilesohen hije te nje paniku qe prej kohesh i ka mberthyer dhe nuk po i le te qete.

Gjykatat e Shkodres jane ne prag krize sepse gjyqtaret po bien nje e nga nje ne rrjeten e vettingut duke mos justifikuar dot as pasurine dhe as pastertine e figures, dy prej elementeve kyç qe mbikçyr edhe faktori nderkombetar permes ONM./ShkodraNews

Lexo edhe: