Te.nsione në Gjykatë/ Izet Haxhia ak.uza të f.o.rta për Berishën, tregon lidhjen që ka me…Llagami merr në dorë fatin e tij…

‘Beteja e Izet Haxhisë me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë pritet të përfundojë sërish te Këshilli i Lartë Gjyqësor.  I a.k.uzuari për v.r.asjen e Azem Hajdarit iu drejtua Apelit, pasi Shkalla e Parë vendosi të mos lejojë gjykimin tij në liri’, kështu do ta niste artikullin e saj Gazeta Sot.

Në vijim të artikullit thuhet se javën e kaluar u mbaj seanca në Apel, por u shoqërua me te.nsione, pasi Haxhia kërkoi largimin e trupës gjyqësore dhe në veçanti të relatorit Asim Vokshi, me argumentin se janë në konflikt interesi dhe kanë lidhje me Sali Berishën.

Haxhia akuzoi Vokshin se bashkëshortja tij ka punuar në studion ligjore të Argita Berishës, vajza e Sali Berishës. Ndërkohë, që ky i fundit është ndër të akuzuarit kryesorë të kësaj çështje. Për anëtarët e tjerë, Haxhia pretendon se janë në konflikt interesi, pasi janë kolegë të Fatmira Hajdarit, e cila është anëtare e Gjykatës së Apelit dhe është bashkëshortja e Azem Hajdarit. Trupa gjykuese vendosi të tërhiqet dhe çështja ka shkuar te kryetari i gjykatës, i cili do të duhet të vendosë nëse do pranojë dorëheqjen.

Nëse po, atëherë ai duhet të kërkojë ndërhyrjen e KLGJ. Haxhia fillimisht ishte në Apel, ku ju dha e drejta e rigjykimit dhe në atë kohë u caktua një trupë e posaçme për të gjykuar Haxhinë. Tani avokatët kërkojnë të njëjtën gjë, me argumentin se anëtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë janë në konflikt interesi. Nëse kreu i gjykatës nuk pranon dorëheqjen, mësohet se avokatët do dorëzojnë një kërkesë për përjashtimin e trupës gjyqësore.