Të pathënat, si u blindua dje Shkodra për lirimin e Safet Bajrit

Dje, Safet Bajri u lirua nga qelia për të përcjellë të atin për në banesën e fundit.

“I forti” i Shkodrës, Safet Bajri, është lejuar që t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij, që u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ai përfitoi lejen e veçantë për vetëm 6 orë, të cilën e kaloi nën masa të rrepta sigurie. Forca Speciale, të Rendit dhe Policia e Burgjeve e shoqëruan atë që nga Burgu 313 e deri në Dobraç, ku banon familja e tij, duke e siguruar në të njëjtën formë edhe në kthim. Për aq kohë sa Safet Bajri qëndori aty, hyrja e Shkodrës, por sidomos Dobraçi, u blindua nga forcat e Policisë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ka qenë IEPV “Jordan Misja”, i njohur si Burgu 313, që ka miratuar lejen e veçantë për të paraburgosurin Safet Bajri dhe ia ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës. Në këtë dokument sqarohet se për rastin e Bajrit janë paraqitur dokumente që vërtetojnë fatkeqësinë që i ka ndodhur në familje.

Konkretisht, atij i ka vde.kur babai, shtetasi Jonuz Rustemi Bajri, ish-mundës i Vllaznisë, i cili është va.rrosur dje në orën 13:00 në një ceremoni në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë edhe djali i tij, Safet Bajri. Në dokument theksohet se për shkak të rrezikshmërisë së personit që po i miratohet leja, kërkohet marrja e masave të larta të sigurisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Leja për lirimin e Safet Bajrit mban datën 31 janar 2019.

MASAT E SIGURISE

Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes dje rreth orës 10:20 për të mbërritur në va.rrimin e të atit, që ishte në orën 13:00. Burimet thanë se masat e forta të sigurisë për prezencën e tij në Dobraç nuk ishin marrë vetëm nga Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve, por edhe nga vetë familjarët. Në hyrje të Shkodrës, por sidomos në hyrje të Dobraçit, zonë ku banon familja e Safet Bajrit, u vu re dje gjatë gjithë ditës prezencë e shtuar e forcave të Policisë. Policia ka qëndruar në gatishmëri përgjatë 6 orëve, duke patrulluar gjithë kohës. I paraburgosuri mësohet se ka shkuar fillimisht në banesën e tij e më pas drejt va.rrezave, për t’u kthyer pas gjashtë orësh dhe izoluar sërish në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë.

“I FORTI I SHKODRES”

Safet Bajri u arr*stua pasditen e 21 shtatorit të vitit të kaluar, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Po ashtu, në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, Policia e Shtetit vuri në pranga edhe 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht: Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç, dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas Policisë, janë anëtarë të grupeve kri.minale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Më 25 janar 2017, Safet Bajri u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kri.minale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkat.ërrim të pronës, përdorim të ar.mëve të zja.rrit, tentativë vra.sjeje, zhvatje e tra.fik të qenieve njerëzore me qëllim pros.titucionin. Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014.

Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kri.minale për traf.ik dr.oge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik dr.oge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kër.cënime me vd.ekje. /Panorama/

Lexo edhe: