Të shtunën do ketë për.plasje? Basha thotë diçka që nuk e kishim pritur për policinë

Të shtunën më 16 mars opozita do të dalë sërish në shesh për të protestuar për rrëzimin e qeverisë. Kur na ndajnë edhe katër ditë nga kjo datë, Lulzim Basha paralajmëroi uniformat blu se do të mbajnë përgjegjësi nëse dh.u.nojnë qytetarët.

“Çdokush që shkel ligjin dhe godet qytetarët, do të vijë shumë shpejt dita që do ta paguajë. Ua drejtoj këtë në veçanti atyre që ndjekin urdhra të paligjshëm”, tha Basha para beratasve.

“Ne s’kemi nevojë të ecim mbi ku.foma për të shkuar në pushtet. Ne kemi nevojë të jemi të gjithë bashkë. Ishim bashkë më 16 shkurt dhe dogjëm mandatet. Tani më 16 mars do të hedhim një tjetër hap vendimtar, që ta kuptojë e gjithë bota se këtu ka vetëm një zgjidhje: ato janë zgjedhje pa Edi Ramën dhe një Parlament i popullit”, tha Basha.