Teksa opozita protestonte, Rama merr vendimin urgjent: Pezullohet nga detyra…

Teksa opozita kishte dalë në rrugë për të protestuar, kryeministri Rama kishte marrë vendimin dhe ka nxjerrë nga Kryeministria ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini e cila ka dhënë lajmin se është pezulluar nga detyra Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.

Ky vendim tha Shahini vjen pasi sipas saj ai a penguar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë.

Ministrja Shahini tha gjithashtu se do t’i kërkojë Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të Rektorit Koni të cilit tregoi se do t’i vërë në dispozicion raportet e përgatitura pas inspektimeve të kryera në universitet.

Në Shkurt të vitit 2018 Ministria e Arsimit ka monitoruar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë në Universitetin e Tiranës. Shahini tregoi se janë gjetur një sërë shkeljesh për të cilat janë lënë një sërë detyrash të cilat tha se Rektori Koni nuk i ka zbatuar.

Shahini u shpreh se reforma në universitet do të vijojë dhe për këtë kërkohet bashkëpunim mes të gjithë palëve gjë që sipas Ministres së Arsimit në Universitetin e Tiranës ka qenë i pamundur.