Termet në jug, ja sa ballë ishin lëkundjet

Një lëkundje tërmet është ndjerë rreth orës 10:30 të ditës së sotme në Tepelenë.

Sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë në fshatin Krahes, Tepelenë, më magnitudë 3.4 ballë dhe thellësi 12 km.

Kujtojmë se javët e fundit, një nga qytetet e vendit që është prekur dhe dëmtuar nga tërmetet ka qenë fshati Floq në Korçë, ku ka pasur dëmtime serioze të dhjetëra banesave.