Tërmeti 5.7 ballë, humbin jetën 19 persona, 16 të tjerë nuk gjenden

19 persona kanë humbur jetën ndërsa  16 të  tjerë nuk janë gjendur.

Këto janë  pasojat e kata.strofës së dyfishtë natyrore që goditi Japoninë gjatë orëve të fundit. Rajonet qendrore, në veçanti ai i Naganos ku u shkaktuan dëmet më të mëdha, u goditën fillimisht nga një tërmet i magnitudës 5.7 i shkallës Rihter, më pas nga tajfuni Hagibis me një shpejtësi të lartë prej 215 km/orë.

Reshjet e dendura shkaktuan daljen nga shtrati të lumit Çikuma që përmbyti ndërtesat deri në katin e dytë të tyre, ndërsa shkaktoi rrëshqitje në shumë zona.

Mbi 370 mijë shtëpi janë pa energji e elektrike, 14 mijë nuk furnizohen me ujë nga dëmtimi i rrjeteve të shpërndarjes. Autoritetet kanë angazhuar 27 mijë ushtarë për të ndihmuar me operacionet e evakuimit, ndër të cilët edhe pjesëmarrësit në ndeshjet e kampionatit botëror të Regbisë. Rreth 7.3 milionë banorë janë këshilluar të largohen përkohësisht nga banesat pasi mund të preken nga pasojat e kësaj katas.trofe.