Tërmeti gati ndan në dysh pallatin në Bulqizë, 45 familje braktisin banesat, ndërsa te tjeret…

Frika se një lëkundje tërmeti mund t’i zërë ata brenda rrënojave, ka bërë që 45 familje të braktisin pallatin ku jetojnë në Bulqizë. Pallati, i cili mësohet se ka qenë vazhdimisht problem, me tërmetin e 26 Nëntorit është bërë i pasigurt për të banuar në të. Ndonëse disa prej fqinjëve kanë vendosur që të lënë banesat, disa të tjerë qëndrojnë sërish brenda në pallat.

Ata shprehen se bashkia iu ka thënë që të dalin nga banesat, por nuk iu ka ofruar atyre një vend strehimi. Ndërkohë që as shiti i kuq nuk është vendosur në këtë pallat, duke bërë që banorët të hyjnë dhe të dalin prej aty kur të duan. Ndërkohë, gazetari Enver Doçi pas kontakteve që ka pasur me inxhinierë gjeolog në Bulqizë, këta të fundit janë shprehur se pallati në fjalë paraqet rrezikshmëri. Ata pohojnë se duhet të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve që ende jetojnë në atë pallat.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktar 51 viktima si dhe mbi 700 të plagosur dhe qindra banesa të shkatërruara dhe të kthyer në gërmadha.