Tetë viktima, 100 të plagosur, tërmeti 5.8 ballë godet Pakistanin. Çarje toke dhe shtëpi të rrënuara

Një tërmet me magnitudë prej 5.8 dhe me një thellësi prej 10 kilometrash, ka goditur sot Pakistanin, duke u marrë jetën 8 personave dhe duke lënë të plagosur mbi 100 të tjerë.

Në pamjet e bëra publike nga mediat e huaja shihen demet e shumta ne banesa, si dhe çarje toke, ndersa njerezit kane nxituar te dalin nga banesat e zyrat e tyre.

Sipas Daily Mail, dridhjet e forta u shënuan 13 milje në veri të qytetit të Jhelum përgjatë kufirit midis provincës Punjab dhe Kashmir të kontrolluar nga Pakistani, sipas Anketës Gjeologjike të SHBA.

Lëkundjet  u ndjenë në New Delhi ndërsa njerëzit nxituan të dilnin nga shtëpitë dhe zyrat e tyre në panik, duke përfshirë në Rajasthan, Punjab dhe Haryana, raporton Press Trust of India.

‘Tërmeti ishte 10 kilometra i thellë dhe u ndje në pjesën më të madhe të provincës Punjab, disa pjesë të Khyber Pakhtunkhëa”, tha për AFP shefi meteorolog i Pakistanit, Muhamed Riaz.