Thanë se ka lënë shtatzënë pornostaren dhe është i sëmurë, Flori Mumajesi flet për herë të parë

Muajin e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi se kantautori i njohur Flor Mumajesi ka lënë shtatzënë aktoren e filmave me pullë të kuqe, Alby Rydes.

Gjatë kohës që u përhap ky lajm, Flori preferoi që të rrinte në heshtje e të mos prononcohej në lidhje me këtë temë. Por dje ai foli për herë të parë, duke u dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve.

Para se të prezantonte këngën e tij me titull “Plas” që do të konkurrojë te “Kënga Magjike”, ai u përgjigj edhe disa pyetjeve që kishin të bënin pikërisht me gjërat që janë thënë për të së fundmi.

“Nuk kam lënë askënd shtatzënë”, tha Flori i cili përmendi edhe emrin e aktores për të cilën thuhej se po pret fëmijën e tij.

Gjithashtu kantautori komentoi edhe lajmet që shkruan se ai ishte i sëmurë. “Jam shëndosh e mirë”, tha Flori duke mohuar se ka sëmundje.