Theu kompjuterat me Edi Ramën, reagimi i Ermalit do t’ju çmendë fare!

Moderatori Ermal Mamaqi shkaktoi mjaft polemika, kur ftoi kryeministrin Edi Rama në emisionin e tij.

Ajo që u diskutua më tepër ishte dhe skena e thyerjes së kompjuterave me kryeministrin, teksa po improvizonin një lojë basketbolli.

Ishin të shumtë ata që i dolën kundra, duke thënë se fare mirë kompjuterat mund t’u dhuroheshin të varfërve.

Mirëpo, moderatori ka reaguar ditën e sotme, duke thënë se nuk punon vetëm për ata që s’kanë bukë të hanë.

” Qetesohuni, kompjuterat ishin te prishur, nuk punonin dhe torta ishte e helmuar.
Ps: Ne nuk bejm emisione vetem per ata qe nuk kane buke te hane, ne punojm edhe per ata qe kane buke te hane”, shkruan ai.