Ti ike, humbe vendin tënd në jetën time! Nëse vërtet më deshe, bëre mirë që…

E kot nuk thonë, larg syve, larg zemrës. Sigurisht, nëse dikush ikën shumë larg, ai përfiton humbjen e vendit të tij në jetën e të tjerëve që la pas.

Por forma më e keqe e mungesës, më e dhimbshmja, është ndoshta ajo e atyre personave që ndodhen pranë nesh vetëm fizikisht dhe asgjë tjetër.

Jo me shpirt, por përqafimet e të cilëve janë të hutuara, pamjet e të cilëve janë bosh, buzëqeshjet e të cilëve janë të stisura dhe vëmendja e të cilëve është diku tjetër.

Megjithatë, jo të gjitha largësitë janë rezultat i mungeses së afeksionit.

Në shumë raste largësia është një proces i natyrshëm që përdoret për të bërë përpara në jetë.

Ne në jetë lëmë pas kaq shumë lidhje, miq dhe partnerë, njerëz që na kanë dhënë dhe që u kemi dhënë po aq shumë, për të cilët ne ruajmë kujtime të bukura dhe për të cilët gjithmonë do të ndjehet sadopak mungesa.

Por ka nga ata që nuk dinë Të duan dhe që e njohin veten si personin e vetëm të rëndësishëm të ekzistencës së tyre.

Ka nga ata që vetëm mund të krijojnë lidhje të brishta, gjithmonë të destinuara për t’i dhënë fund me një shtytje të lehtë.

Ka njerëz që shpejt humbasin interesin, si në dashuri dhe në miqësi, dhe më në fund ata që prekin jetët e të tjerëve sipërfaqësisht, pa prekur ndonjëherë me të vërtetë diçka ose dikë.

Nuk mjafton vetëm qenia i pranishëm vetëm “fizikisht” me dikë, duhet të jepni dhe të ktheni ndjenja dhe emocione. Një partner ose mik, vëmendja e vërtetë e të cilit është zhvendosur diku tjetër, është një burim dhimbje.

Nëse vërtet e doni dikë, tregojani atij këtë gjë konkretisht çdo ditë sikur të mos ketë të nesërme.

Nëse nuk e doni më, atëherë jini të ndershëm dhe largohuni pa e dëmtuar atë./Përgatiti: Shkodranews