Ti o njeri, sa herë që të ndihesh i trishtuar ose pa kurajo, përsërit këto 6 fjali me fuqi shëruese

Jeta nuk është aspak një rrugë e shtruar me asfalt, e për këtë arsye, është i pashmangshëm ballafaqimi ynë me pengesa që duken gjithnjë e më të vështira për t’u kapërcyer kur ecim përpara; madje për këtë ndonjëherë ne ndjehemi se kemi harxhuar çdo burim të nevojshëm për t’i kapërcyer ato dhe ndalemi, pasi jemi të lodhur duke luftuar, ose më mirë kemi rënë në pesimizëm.

Megjithatë, ne e dimë se kjo që ndodh, është vetëm një pauzë për të rifituar energjinë e duhur dhe për të rifilluar udhëtimin e jetës sërish. Për të rimbushur veten tone me energji, ne duhet të ushqejmë forcën tonë të brendshme me doza masive të pozitivitetit, të cilat janë në gjendje të shtyjnë nivelet tona të besimit dhe vetëbesimit shumë lart.
E këtu, ka disa fraza që është e domosdoshme që t’i përsërisni me veten, për të rritur energjinë tonë mendore dhe shpirtërore dhe për të rifilluar qëllimet tona:

“Dua ta arrij”. Nëse ne kemi një objektiv të qartë dhe ne jemi të vendosur ta arrijmë atë: “të duam” do të thotë pikërisht që ne jemi të gatshëm të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, sepse ne i njohim aftësitë tona dhe e dimë se mund t’ja arrijmë.

“Unë mund t’ja dal”. Kjo frazë e thënë në momentet e pauzës, stresit, riafirmon konceptin e nënkuptuar në fazën e parë, që është: Unë kam të gjitha kredencialet e duhura për të arritur qëllimin tim. Tejkalimi i vështirësive duke ditur se keni mjetet e nevojshme do të jetë më e lehtë se sa mund të besoni.

 “Gjithçka kalon”. Është një e vërtetë absolute, edhe pse mund të jetë e vështirë ta pranosh atë. Jo gjithçka varet nga ne, kështu që sapo të jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona dhe angazhimin tonë, duhet ta kuptojmë se nëse nuk mund të kapërcejmë ndonjë problem, ajo mund të rrjedhë me kohën, ose të ndryshojë, duke u transformuar. Kjo do të thotë të kesh një qasje pozitive në jetë dhe të ndihmon ta shikosh me besim të ardhmen pa humbur guximin dhe kurajon.

“Unë e meritoj”. Kjo frazë na lejon të njohim virtytet tona dhe pikat tona të forta, si dhe përpjekjet tona dhe të gjithë progresin e bërë deri në atë moment: është një shtytje e fuqishme që na inkurajon të vazhdojmë përpara, të sigurt për të nesërmen.

“E dua jetën”. Megjithëse vështirësitë para nesh mund të duken të mëdha, duhet të kujtojmë se çmimi është tepër i madh: të jemi të lumtur dhe në paqe me vetveten dhe të tjerët. Sepse kur realizojmë ëndrrat tona, gjithçka bëhet më e bukur, duke na bërë ta duam jetën edhe më shumë – vetëm duhet ta mbajmë mend atë.

“JAM NJË PERSON I MREKULLUESHËM”. Ndonjëherë ne e lejojmë veten të biem pre e gjykimeve të këqija që njerëzit e tjerë shprehin rreth nesh: mos i dëgjoni ato. Ata që na duan na mbështesin me të vërtetë, sepse i njohin cilësitë tona, përpjekjet tona dhe gjithçka që kemi kaluar për të arritur atje. Largohuni nga njerëzit që e helmojnë jetën tuaj, duke shkaktuar stres, dhe mbani pranë vetes ata që ju duan dhe ju vlerësojnë. Dhe mbi të gjitha, dashuroni, duke kujtuar se sa i bukur është shpirti juaj./Përgatiti: Shkodranews