“Ti pozon shumë shëmtuar”, Dorina Mema ja thotë troç moderatores shqiptare

E ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” ishte moderatorja e njohur Aulona Musta, së bashku me kolegen e saj Fatma Haxhialiun. Gjatë intervistës në studio, Roza Lati u tha vajzave se në profilet e tyre në Instagram kishte vënë re një pozë të cilën e përdornin më shpesh nëpër foto.

Tek Aulona, Roza kishte vërejtur se ajo ekspozon shumë të pasmet. Për këtë arsye, Aulona zbuloi se në fakt ajo nuk dinte të pozonte dhe këtë ‘marifet’ ja kishte mësuar Dorina Mema.

“Është shumë e vështirë ndonjëherë dhe them çfarë poze të marr se i kam konsumuar të gjitha. Janë dy tre poza në fakt ku trupi im duket më mirë. Unë kam këtë me këmbën pak të ngritur. Ma ka mësuar Dorina Mema. Në një festë, më tha troç: ‘Ti pozon shumë shëmtuar. Ta tregoj si duket foto e bukur.”- ka treguar Aulona.