Tjetër gol me fanellën e Çelsit, sulmuesi shqiptar nuk ndalet

Armando Broja, duket se është abonuar me golin. Talenti shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me moshat e Çelsit, teksa ka realizuar në triumfin 3-0 që blutë e Londrës arritën përballë bashkëmoshatarëve të tyre.

Një ecuri fantastike për 18-vjeçarin shqiptar, i cili realizon golin e dytë radhazi me fanellën e skuadrës angleze në pak ditë. Kujtojmë që më herët Broja realizoi në përballjen miqësore ndaj portugezëve të Portimoneses.

Sulmuesi shpreson që me paraqitjet e bëra të tërheq vëmendjen e trajnerit Lampard, për të qenë pjesë e skuadrës së parë.

Lexo edhe: