Tm.err/ Shk.atërrohen Kishat, di.gjen statujat e Jezusit, ja kush janë ate.n.tatorët e aktit ma.kabër (Foto)

Protestuesit në Kili kanë nisur që të bastisin kishat, disa javë pas nisjes së protestave masive në vendin amerikano-jugor.

Një grup protestuesish të veshur me të zeza u futën nëpër kisha në zonën e La Asuncion dhe nxorën prej aty statuja Jezusi dhe ikona, për t’i vënë më pas z.jarrin.

Protestat në Kili nisën muajin e kaluar, pasi qeveria njoftoi një rritje të biletave të metrosë.

Me kalimin e ditëve protesta u kthye në një lëvizje kombëtare pa udhëheqës që kërkon tashmë arsim më të mirë, përmirësim të shërbimit shëndetësor dhe barazi ekonomike.

 

This slideshow requires JavaScript.