Tmerr në qytet, banorët kundërshtojnë lirimin e banesave, digjen sende, plas keq

Nje situate aspak normale dhe e pazakonte po ndodh ne nje qytet italian.

Qytetaret po hedhin sende nga dritaret kundër policisë, dyshekë, bombula gazi dhe koshë plehrash që u është vënë flaka.

Janë banorët e ish institutit bujqësor në Via Cardinal Capranica, në Primavalle, ku kishte shkuar policia pasi kishte një urdhër për lirimin e banesave por që ka ndeshur në rezistencën e fortë të banorëve të cilët janë treguar tepër agresiv dhe të vendosur.

Mediat italiane raportojnë se banorët ishin kryesisht emigrantë të huaj që kishin ‘zabtuar’ banesat ndërkohë që fatmirësisht, pavarësisht skemave të dhunshme dhe mjaft të rrezikshme nuk ka pasur të lënduar.

Efektivët e Policisë u detyruan të përdorin maska dhe anti-gaz për tu mbrojtur nga sasia e lartë e tymit dhe pluhurit të përhapur. Automjetet e blinduara të policisë u futën në rrugë duke përdorur hidrante zjarri për të shuar flakët e dyshekëve dhe koshave të vendosur nga banorët.

Pavarësisht se disa banorë në këtë zonë kanë pranuar zgjidhjet alternativë për lirimin e banesavem, disa të tjerë nuk kanë pranuar pasi kërkojnë zgjidhje afatgjatë.