“Topi i Artë” i futbollit shqiptar, ka shkuar për …

Në mbrëmjen e gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit janë ndarë shumë çmime, por sigurisht që vëmendja më e madhe ka qenë te “Topi i Artë”, çmim ky që i jepet lojtarit që ka spikatur më shumë në vitin 2018 në futbollin shqiptar.

Ka qenë mbrojtësi i Partizanit Lorenc Trashi, i cili ka arritur të marrë këtë çmim të veçantë. Gramshioti është paraqitur mjaft mirë këtë vit, duke dhënë një kontribut të madh për kryeqytetasit.

“Dua të falënderoj gjithë kapitenët dhe trajnerët që kanë votuar. E ndaj çmimin më shokët e skuadrës, si dhe falënderoj FSHF-në”, u shprej Trashi pasi mori “Topin e Artë”.

“Gjyqtari i Vitit” është shpallur Enea Jorgji. Arbitri nga Elbasani prej vitesh gjykon në elitën e futbollit shqiptar.

Lexo edhe: