Tra.gjedi në familjen shqiptare, një person v.r.et nusen e djalit, gruan e tij dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka v.r.arë nusen e djalit, bashkëshorten  tij dhe më pas edhe veten.

Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sy të një vajze të vogël, vetëm 2 vjeçe, e cila dyshohet se ka qenë mbesa e autorit të kr.imit të trefishtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa policia ende nuk ka bërë me dije rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Gazeta “Express” shkruan se autori i krimit është shtetasi me inicialet H.K, i njohur edhe më parë nga organet e policisë, pasi rreth një vit më herët, ai kishte tentuar sërisht të vriste bashkëshorten e tij