“Tradhtarët” e opozitës hyjnë në Parlament, por ja veprimi i FRPD ndaj tyre (video)

Shtatë deputetë të rinj kanë kryer betimin sot në Parlament duke marrë mandatet e djegura nga deputetët e vjetër të opozitës. Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti janë emrat që hyjnë në Parlament.

Ndërkohë që kryej betimi, të rinjtë e FRPD-së ngritë dron me badanderola ku shkruhej “Parlamenti i Krimit” përballë parlamentit.

Ditën e sotme në Parlament janë betuar 7 deputetë: Në fjalën e tij, ndër të tjera Maliqi u shpreh se: “Mandati im  ka te bëjë me kthimin e dinjitetit të asaj që më kishte borxh partia demokratike. Ne do përfaqesojmë denjësisht demokratët, do jemi më te ndershëm dhe zë më i fortë”