Tradhtoi kolegët, flet deputeti që pranoi mandatin: Vendimi më i vështirë i jetës

Një tjetër kanditat i LSI-së tradhtoi hapur kolegët, duke pranuar mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për Ralf Gjonin, i cili ka reaguar pak më parë, duke thënë se ka qenë vendimi më i vështirë politik në jetën e tij.

“Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale – kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë më tej: Emri e integriteti im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit, ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen…”