Trajneri i ri i kombëtares, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

Emri i një trajneri në drejtimin e kombëtares duket se tashmë është akorduar.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e nesërme me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, e cila do të mbahet në orën 15:00 në ambientet e federatës.

Është e qartë se kjo konferencë do të mbahet për të prezantuar trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, që do të zërë vendin e Christian Panuccit, i cili u shkarkua pasi humbi ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020 me Turqinë.

Ndonëse federata ka qenë hermetike me informacionet për mediat, megjithëse këto të fundit kanë arritur të zbulojnë, ndonëse ende pa e konfirmuar 100%, se trajneri i ri i Shqipërisë do të jetë Edi Reja.

Lexo edhe: