Trajno organin se.ksual që ke midis veshëve dhe do provosh or.gazma të njëpasnjëshme…

Disa prej jush tashmë e kanë kuptuar që kënaqësia dhe org.azmat varen shumë nga çfarë ndodh në mendjen tonë përpos se me organin seksual. Kjo është shpesh herë e vështirë të realizohet për shkak të kulturës së sotme e cila e kri.minalizon kënaqësinë dhe se.ksin.

Org.azma është barazi gjinore

Barazia gjinore në orgazëm do të thotë që partneri yt e trajton kënaqësinë tënde më të njëjtin repsekt si trajton të vetën.  Në një marrëdhënie homose.ksuale kjo do të thotë që partneri që ka një pe.nis, duhet të angazhohet dhe të dhurojë kënaqësi të njëjtë më atë që dhuron ti. Ndërkohë që kjo mund të duket si respekt sa për sy e faqe, në të vërtetë është një shtysë për të gjithë ata djem egoistë që nuk i falin kënaqësi partnereve të tyre. Personat që kanë vulva, kanë shumë më pak or.gazma, kjo dhe sepse sot, një marrëdhënie se.ksuale është e barabartë me penetrimin pe.nis-va.ginë. Por ja ku është sekreti: më shumë se 75% e atyre që kanë një vaginë e kanë shumë të vështirë të përjetojnë climax vetëm me penetrim. Disa kanë nevojë për fërkime në klitoris, ndërsa disa të tjera kanë nevojë për të dyja. Por, në ditët e sotme ku se.ksi është tabu dhe nga ana tjetër mjeti më i mirë i marketingut, stimulimi i klitorisit hyn vetëm në fazën e paralojës, duke mos patur rëndësinë që meriton.

Ke patur ndonjëherë ndonjë marrëdhënie me dikë që ka penis, dhe ndërkohë që ai ka arritur të ejakulojë ti ke ngelur e pakënaqur ? Nëse je si shumica e atyre që kanë vulvë, jam e sigurt që me lehtësi mund të kujtosh një ngjarje të tillë. Kujtoje një ngjarje. Kujtoje si je ndjerë. Tani ktheje skenarin në të kundërt dhe mundohu të imagjinosh reagimin tënd.

Ok por a ka zgjidhje ? Po ka. Të kuptosh dhe të detyrosh veten të pranojë kënaqësinë. Thuaje me zë të lartë: “ Unë e meritoj kënaqësinë!”. Mendo për këtë gjë disa herë në ditë. Bisedat konstruktive me veten nuk tregojnë që jemi të çmendur, përkundrazi që kemi një vullnet për të përmirësuar udhëtimin tonë.

Standarte të dyfishta VS standarte të barabarta

Është shumë e vështirë për vajzat dhe gratë që janë rritur në kulturën tonë, që të ndajnë pjesën e kënaqësisë nga pjesa e kur.vllëkut. Është shumë e vështirë mos gjykosh veten si e përdalë duke menduar që e meriton kënaqësinë.

Nëse e gjen veten të turpëruar ose duke u ndjerë në faj mbas një se.ksi kazual ose një “one night stand”, mundohu që të kuptosh që ato ndjenja janë pjesë e standarteve të dyfishta. Ose ndoshta duhet thjeshtë të kuptosh që kjo lloj sjellje apo ky lloj se.ksi nuk është për ty.  Ose ndoshta do të kuptosh, që ky është një proçes që duhet të kalosh për hedhur përgjithmonë mbas krahëve ndjenjat e fajit dhe turpit për sjelljet e tua.

Duhet ta bësh ti. Të flasësh me veten, të miratosh se.ksualitetin tënd. Studimet tregojnë që sa më shume e pranon se.ksualitetin tënd aq më të lehtë e ke të ndjesh një org.azëm.  Mendimi pozitiv për se.ksin çon në se.ks më pozitiv.

Standartet e dyfishta dhe barazia në kënaqësi jane vetëm disa nga stigmat që shoqëria jonë ka ndërtuar. Por, ka shumë situata dhe sjellje të tjera më të cilat jemi të familjarizuar. Psh, heshtja që pllakos një dhomë nëse në TV po shfaqet një film me skena se.ksi.  Këtij mesazhi mund t’i përgjigjesh duke menduar që seksi është nje pjesë fantastike e jetës që meritojmë të shijojmë.

Praktikimi i mendimeve pozitive në përgjithësi, dhe i mendimeve pozitive rreth aktivitetit se.ksual në veçanti, do të përmirësojë jetën tuaj.  Duke punuar dhe ndryshuar atë që ndodh mes veshëve të tu, do të sjellësh dhe shohësh ndryshime dhe në pjesën që ke midis këmbëve.