Transmetuan këngët e Ceca, AMA i bën gjëmën RTSH-së

Në Radio Televizionin Shqiptar, ditet e fundit në një nga programet e tij u transmetuan disa këngë të këngëtares serbe Ceca.

Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga publiku.

Ndaj, Autoriteti i Medias Audiovizive, i ka tërhequr vërejtje RTSH-së.

Këngëtarja serbe Ceca ka bërë gjithmonë thirrje kundër Kosovës.

“Ditën e shtunë në kanalin RTSH 2 gjatë orarit të transmetimit me muzikë në gjuhën e pakicave u transmetuan këngë të këngëtares serbe Ceca, e cila i është bashkuar disa herë publikisht zërave antishqiptarë për Kosovën.

“Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me këtë transmetim, dhe pas vlerësimit të rastit RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative tek ndjekësit e programeve të transmetuesit publik.”

“Vetëm pak muaj më parë Ceca ishte në një koncert në pjesën veriore të Mitrovicës, në një performancë artistike të kombinuar me mesazhe politike kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Për AMA, programi dhe hapësira për pakicat në RTSH që i shërben miqësisë dhe solidaritetit mes popujve dhe kulturave dhe nuk duhet të promovojë figura që me angazhime konkrete kanë treguar dhe tregojnë të kundërtën”, thuhet në reagimin e AMA-s.