Trazirat politike në Tiranë, zbulohet lëvizja e fundit e Fatos Nanos para pak ditësh

Teksa arena politike në Tiranë është përfshirë nga një valë mosbesimi dhe përplasje, që nuk dihet se si do e kenë fundin deri më 30 qershor, kur janë caktuar zgjedhjet, një figurë e lartë politike ndikuese në skenën politike deri pak vite më parë është kthyer në kryeqytet.

Fatos Nano është parë të drekojë në një nga restorantet në Mullet para 7 ditësh.

Ai ka dalë në këtë foto siguruar nga ShkodraNews.

Nuk mund të themi se a ka pasur takime me ish kolegë të tij dhe nëse ka dhënë ndonjë opinion për krizën politike, por dimë që ai shfaqet në një moment kritik, duke pasur parasysh se ai e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Vjenës.

Lexo edhe: