Tregoni kujdes! Facebook po ju bën këtë gjë e ju nuk e dini

Facebookka rënë sërish pre e një tjetër kritike që prej sk.andalit të “Cambridge Analytica”.

Por vetëm pak ditë pas lajmit se rrjeti social do të gjobitet me vlerën rekord prej 5 miliard dollarësh, një tjetër skandal duket se po del në dritë.

Sipas një kompanie kërkimore kibernetike australiane, Facebook është duke integruar kode të fshehta në fotot e ngarkuara nga përdoruesit në sajt, për të gjurmuar më pas se kush i pëlqen apo shpërndan ato.

“Facebook po integron kodet e gjurmimit brenda fotove që shkarkoni nga rrjeti”, – tha eksperti Edin Jusupoviç në Tëitter, i cili shpjegoi se kishte zbuluar kode me origjinë të panjohur në imazhet e shkarkuara nga Facebook, dhe më vonë kuptoi se bëhej fjalë për IPTC apo (International Press Communications Council) që përcakton standartet teknike të publikimit duke përfshirë edhe metadata-t e një imazhi.

Ai e quajti këtë si një “nivel tronditës të gjurmimit, duke shpjeguar se “ajo që kuptoj unë nga kjo është se ata mund të gjurmojnë fotot jashtë platformës së tyre me një nivel shqetësues për saktësinë se kush e ka ngarkuar foton fillimisht (dhe shumë më tepër)”