Tronditet futbolli! Real Madridi në zi

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur te Real Madridi. Një prej drejtorëve të klubit, Luis Heras Aguado, ka dnërruar jetë.

Aguado ishte një prej drejtorëve të bordit që nga viti 2000 në klubin mbretëror.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e përshkroi Aguadon si “mikun e tij më të mirë”.

“Angel Luis Heras Aguado ishte pjesë kyçe e bordit të drejtorëve që nga viti 2000”, tha Perez. “Ai ishte anëtar i Real Madridit për 62 vjet dhe ai është shembull i përkushtimit dhe besnikërisë në klub”.

“Përkushtimi i tij dhe puna e madhe përgjatë viteve na ndihmuan që të mbajmë klubin duke u rritur dhe të formësuar në atë që është sot, një markë në botën e sportit”, shtoi.

“Vd.ekja e tij është një humbje e madhe për Real Madridin dhe të gjithë që janë të lidhur me klubin. Unë kam humbur shokun tim më të mirë”, shkruhet në një komunikatë në emër të presidentit Perez.

Real Madridi rikthehet në fushë sonte kur do ta kërkojë Kupën e Botës për Klube ndaj skuadrës Al Ain.