Tronditet perseri Shqiperia/ I vihet tritol biznesit të 36-vjeçarit

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.

Nga informacionet e para mësohet se një sasi lënde plasëse i është vënë biznesit të një të riut, në një oficinë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa pronar i saj është një 36 vjeçar me iniciale B.D..