U bë hit dje në rrjet, si reagon Ndocaj kur pyetet për rregullin e kyçit të dorës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj i njohur ndryshe edhe si “Kaubojsi”, tashmë i shkëputur nga jeta politike, jep ide dhe opinione mbi një jetë të shëndetshme.

Një ditë më parë ai ka treguar 3 rregullat sesi duhet të pihet një kafe.  Ato sipas tij janë: një karrige komode, ku të mos duket barku, një vend ku të mbështesësh dorën dhe kyçin e dorës dhe  kyçi i dorës duhet të jetë sa më i relaksuar që kafja të vejë vetë tek goja.

Pas kësaj deklarate teksa ai u pyet nga Dosja.al për një nga rregullat, atë të kyçit të dorës, por ai  filloi të qeshë dhe nuk përgjigj menjëherë.