‘U dashurova me atë por familja m’u hodh..”, vajza tregon dr.amën e jetës: Çfarë tm.erri, pas atij momenti unë me nënën që e donte…

Verёn e kaluar, pas pyetjeve tё njёpasnjёshme me muaj tё tёrё nga nёna ime nёse kisha gjetur dikёnd dhe orёs qё po ecte shumё shpejt (isha 23 vjeçare), mё nё fund shpalosa se nё fakt e kisha njё tё dashur.

Kishte ardhur koha qё ta gjeja pёr partner tё jetёs, njё shqiptar. Prindёrit (nё fakt, kryesisht nёna, sepse babai zakonisht del nga dhoma sapo nis tema) nuk ishin krejt tё paarsyeshёm.

Pas shumё viteve tё ikjes nga komentet gjysmё tё fshehta rreth jetёs sime sentimentale tё paqartё, mё nё fund i tregova nёnёs. Pёr gati dy vjet isha nё njё lidhje me – frymёn thellё – njё djalё joshqiptar.

Çfarё skandali! Çfarё tradhtie! Çfarё guximi qё unё, njё shqiptare, nuk po pajtohesha me narrativёn e paracaktuar qё nga lindja. “E si do tё flas me nipat e mi?” mё pyeti nёna, qё flet rrjedhshёm anglishten, kur ia tregova lajmin dhe, me sa duket, ia theva edhe zemrёn.

Pas kёtij ngёrçi tё lehtё nё lidhjen tonё nёnё-bijё, iu desh gati njё vit qё ta pranojё se kjo nё tё vёrtetё ishte lidhje serioze, dhe jo, nuk isha e interesuar pёr avokatin shqiptar prej Norvegjie, pavarёsisht se sa i gdhendur ishte.

I dashuri im anglez tani e ka mёsuar historinё e Skёnderbeut. E ka shkarkuar njё aplikacion pёr ta mёsuar gjuhёn shqipe, e mё interesantja, tani mund ta dallojё shqiptarin prej njё kilometri larg.