U fut me forcë në makinë pasi shau Ramën, flet shkodrani: Kisha dalë për të marrë vajzën

Kryeministri Edi Rama u ndal në Shkodër dje, ku pritej të prezantonte edhe kandidatin socialist për zgjedhjet lokale.

Vizita e Ramës në qytetin verior prodhoi incidente të shumta, që nga protestat në rrugët hyrëse të qytetit, përplasja me studentët dhe arrestimi i invalidit protestues, Gjergj Çuni.

Ky i fundit u shoqërua me forcë nga policia, pas sharjeve të vazhdueshme në drejtim të Ramës.

Ai është liruar mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka dhënë edhe versionin e tij për ngjarjen.

Çuni është shprehur se kishte dalë për të pritur vajzën në lulishte dhe është futur padrejtësisht në birucë.

Ai tha:

Unë nuk e di se është e ndaluar që të qëndrosh në lulishte, më futën në bug këtu te biruca, dhe iu thashë që më kishin future gabim. Më thanë që të kemi shigjetu, unë nuk kam sharë asnjë polic, të dalin dhe ti shohin. Iu thashë që kisha dalë për të marrë vajzën, isha në lulishte si të gjithë qytetarët, iu kallzoj ndërkombëtarëve që nuk është e drejtë me më fut mua në burg si invalid.

Kujtojmë këtu se Gjergj Çuni është invalidi nga Shkodra, i cili nuk ka munguar në asnjë nga protestat e opozitës.