U ndanë për shkak të sëmundjeve të ndryshme, 90-vjeçari kërkon të takojë gruan për herë të fundit

Dëshira e një të moshuari u realizua me sukses.

90-vjeçari David Mason donte që të t’i jepte një puthje të fundit bashkëshortes së tij, pasi jetojnë në shtëpi të ndryshme për të moshuarit.

Mason, i cili është diagnostikuar me kancer, nuk e kishte parë bashkëshorten e tij Sylvia, për 6 muaj pasi të dy u ndanë në klinika kujdesi të ndryshme në varësi të problemeve shëndetësore që kanë.

I moshuari i kishte rrëfyer stafit tek shtëpia ku ndodhej se sa shumë e kishte marrë malli për bashkëshorten me të cilën ka 66 vite që është martuar.

Për fatin e tij të mirë, ata e ndihmuan David-in që të plotësonte dëshirën duke i realizuar një takim romantik me gruan.

Ai e priti Sylvia-n me një tullumbace të kuqe në formë zemre dhe të dy u kapën për duarsh. Në sfond luhej kënga e saj e preferuar, ‘You are My World ‘, e kënduar nga Tom Jones.